Në Prevallë vazhdon të ketë flakë, por jo në përmasa të mëdha.
Nga afër gjatë gjithë kohës zjarrfikësit po tentojnë ta ndalin zjarrin. Ndonëse po duket vetëm tym, flakët janë prezente dhe djegia po vazhdon.
Në vendngjarje ka dalë edhe ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili nga afër po e vëzhgon situatën, madje ka kaluar edhe shiritin e sigurisë dhe i është afruar shumë flakëve.
Drejtoresha për emergjenca në Prizren, Ramize Sinanaj, deklaroi se çdo gjë e kanë nën kontroll dhe që situata nuk është alarmante. Por, këtë konstatim të saj po e hedhin poshtë banorët e kësaj ane, të cilët thonë se ndihen të rrezikuar.
Ndihmë kanë pranuar edhe nga ekipet emergjente të Komunës së Prishtinës, Gjakovës e Ferizajt.
The post Flakët ende aktive në Prevallë, Aliu po e vëzhgon situatën nga afër first appeared on Radio Televizioni Iliria.