RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Flet familjari i dy mërgimtarëve që ndërruan jetë në aksidentin në Hungari: Njëri u dogj i tëri

flet-familjari-i-dy-mergimtareve-qe-nderruan-jete-ne-aksidentin-ne-hungari:-njeri-u-dogj-i-teri

Dy mërgimtarë kanë humbur jetën, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë në Hungari.

Lajmin për Tëvë1 e konfirmuar familjari i të ndjerëve, Bashkim Hoxha, i cili ka bërë të ditur se viktimat kanë qenë duke ardhur nga Hungaria për në Kosovë.

Hoxha ka thënë se vetura e viktimave është përplasur me një kamion, ku pastaj është përfshirë nga flakët që për pasojë ka mbetur i vdekur J.R., ndërsa K.H., ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

“Ata janë nisur për Kosovë. Parmbrëmë rreth orës 1:15 minuta janë ndeshur me një kamion. Detaje më të hollësishme nuk kemi për momentin në lidhje me rastin. Na është thënë kamioni ka ndërruar anë dhe i ka dalë përpara, pastaj kanë marrë flakë, J.R., është djegur me gjithë dokumentet që ka pasur në xhaketë, K.H., ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Aksidenti ka ndodhur në Hungari duke ardhur për në Kosovë”, ka deklaruar Hoxha.

Viktimat që kanë mbetur të vdekur janë K.H., dhe J.R., të cilët kanë lidhje familjare.

Sipas njoftimit të familjarëve, K.H., ishte djali i vetëm i familjes, ndërsa J.R., ishte i martuar me motrën e K.H.

Related posts

Turqia pret zbatim “të menjëhershëm dhe të plotë” të vendimit të përkohshëm të GJND-së për Izraelin

rezart morina

“Dorëhiqu Mimozë”, “Poshtë Qeveria”, disa nga thirrjet e veteranëve gjatë protestës

rezart morina

Sot mbahet takimi i ministrave të Jashtëm të NATO-s, flitet edhe për Kosovën

admin