RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Fluturimi i parë direkt nga Berlini mbërrin në Damask pas një ndërprerjeje prej gati 14 vitesh

fluturimi-i-pare-direkt-nga-berlini-mberrin-ne-damask-pas-nje-nderprerjeje-prej-gati-14-vitesh

Fluturimi i parë direkt nga Berlini drejt Damaskut pas gati 14 vitesh është nisur, duke shënuar rikthimin e një tjetër lidhjeje ajrore mes Gjermanisë dhe Sirisë, transmeton Anadolu.

Agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA raportoi se fluturimi, i operuar nga kompania ajrore gjermane Sundair, u nis nga Aeroporti i Berlinit drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Damaskut, në prani të të ngarkuarit me punë të Sirisë në Berlin, Mohammed Baraa Shukri.

Fluturimi zhvillohet në një kohë kur Siria po përpiqet të zgjerojë lidhjet e saj ajrore ndërkombëtare.

Omar al-Husari, kreu i Autoritetit të Përgjithshëm të Aviacionit Civil dhe Transportit Ajror të Sirisë, dje njoftoi se kompania gjermane LEAV Aviation do të nisë më 1 shtator fluturime të rregullta direkte mes Këlnit dhe Deir ez-Zorit, me një fluturim në javë.

Rruga e re vjen pas rikthimit të fluturimeve mes Berlinit dhe Damaskut.

Më 16 korrik, Siria dhe Gjermania nënshkruan në Damask një marrëveshje përfundimtare për transportin ajror, duke hapur rrugën për rikthimin e fluturimeve direkte mes dy vendeve.

Related posts

Në Uashington nis Samiti i NATO-s, merr pjesë edhe presidentja Osmani

admin

Pakistan, 28 të vrarë dhe mbi 150 të plagosur nga shpërthimi në xhami

Muhamet Ramadani

Rubio kritikon Kubën: Ekonomia dhe sistemi politik nuk funksionojnë, duhen ndryshime rrënjësore dhe një qeveri e re

admin