Forcat izraelite kanë arrestuar të paktën 25 palestinezë në Bregun Perëndimor nën pushtim, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë të përbashkët nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë dhe Delegacioni për të Burgosurit dhe të Liruarit të lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës thuhet se forcat izraelite vazhduan bastisjet e tyre në Bregun Perëndimor dhe në Kudsin Lindor.
Forcat izraelite, që nga dje e deri më sot përfshirë ish të burgosur kanë arrestuar të paktën 25 palestinezë në Bregun Perëndimor nën pushtim. Në deklaratë thuhet se ka arritur në 7.530 numri i palestinezëve që Izraeli ka arrestuar në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori 2023 e deri më tani.
Që kur forcat izraelite filluan sulmet ndaj Rripit të Gazës, nga 7 tetori 2023 e deri më tani është shënuar rritje e arrestimeve, bastisjeve dhe sulmeve ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor nën pushtim.