RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Fëmija nga Gaza: Fëmijët në botë e presin Ramazanin me zbukurime ndërsa ne me zjarrin e bombave

femija-nga-gaza:-femijet-ne-bote-e-presin-ramazanin-me-zbukurime-ndersa-ne-me-zjarrin-e-bombave

Një fëmijë në Rripin e Gazës që ndodhet nën sulmin intensiv të Izraelit që nga 7 tetori e deri më tani, tha se fëmijët në botë e presin muajin e Ramazanit me zbukurime dhe drita të bukura ndërsa ata me zjarrin e bombave, transmeton Anadolu.

Në Gaza ku vazhdojnë sulmet izraelite dhe bllokada, 2.3 milionë palestinezë kanë hyrë në muajin e Ramazanit nën bombardime dhe uri. Palestinezët, të cilët krahas sulmeve izraelite po luftojnë edhe me urinë, po kalojnë periudhën më të vështirë në jetët e tyre.

Në Gaza ku mungon energjia elektrike dhe uji, është shumë e vështirë të gjesh një kafshatë ushqim për syfyr ose iftar.

“Fëmijët në botë do të zgjohen për syfyr me zhurmën e daulles ndërsa ne me zhurmën e bombardimeve”

Një fëmijë palestinez ka ndarë në median sociale një mesazh me video në të cilën shpjegon vështirësitë me të cilët përballen në muajin Ramazan në Gazën e cila ndodhet nën sulmet e Izraelit.

Ai thekson se sa ndryshe është Ramazani për palestinezët në Gaza e cila është tërhequr në uri dhe është shkatërruar për shkak të sulmeve izraelite, në krahasim me vendet e tjera islame në botë. “Fëmijët në botë e presin muajin e Ramazanit me zbukurime dhe drita të bukura ndërsa ne në Gaza me zjarrin e bombave. Fëmijët në të gjithë botën do të zgjohen për syfyr me zhurmën e daulles ndërsa ne në Gaza zgjohemi me zhurmën e frikshme të bombardimeve”, tha fëmija palestinez.

“Ne mbajmë agjërim prej 5 muajsh”

Fëmija palestinez flet edhe për krizën e urisë dhe atë ushqimore që përjetohet në Gaza. “Ta dini se ne mbajmë agjërim prej 5 muajsh, hamë shumë pak (ushqim) për shkak të mungesës ushqimore në Gaza dhe për këtë arsye mbajtja e agjërimit nuk do të jetë e vështirë për ne”, tha ai.

Duke vënë në dukje se muslimanët e tjerë në botë do të falin namazin e teravive duke shkuar lehtësisht nëpër xhami, fëmija palestinez deklaroi se për shkak të sulmeve izraelite një pjesë e madhe e xhamive në Gaza janë shkatërruar dhe se muslimanët në Gaza janë privuar nga kjo e drejtë si për këtë arsye si dhe për shkak të shqetësimit nga sulmet e reja.

Related posts

Presidenti Erdoğan pritet me ceremoni zyrtare në Kazakistan nga presidenti Tokayev

admin

Mbi dy milionë palestinezë në Gaza presin Kurban Bajramin mes kushteve të rënda

Kushtrim Guraj

Ushtria izraelite përballet me mungesë të madhe trupash, përgatitet të pezullojë largimet e ushtarëve

Kushtrim Guraj