RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Forcat izraelite arrestojnë 47 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar

forcat-izraelite-arrestojne-47-palestineze-ne-bregun-perendimor-te-pushtuar

Forcat izraelite arrestuan 47 palestinezë në bastisjet në pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze WAFA, forcat izraelite kryen operacione të ndalimit në shkallë të gjerë në pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor, veçanërisht në Ramallah.

Në një bastisje në një vendbanim në veriperëndim të qytetit Ramallah u arrestuan 16 palestinezë.

Forcat izraelite arrestuan 12 palestinezë në Hebron, 6 në Jalkiya, 5 në Nablus, 4 në Jenin, 3 në Tulkerem dhe një palestinez në Selfit.

Forcat izraelite, të cilat bastisin shpesh shtëpitë në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor, arrestojnë palestinezë me akuza të ndryshme.

Related posts

Miratohet raporti për Kosovën në Komisionin e Parlamentit Evropian

admin

Shkon në 600 euro paga mesatare në Maqedoninë e Veriut

rezart morina

Të burgosurit me mesazh për të miturit jashtë grilave

rezart morina