RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Forcat izraelite arrestojnë 7 qytetarë në Tulkarm

forcat-izraelite-arrestojne-7-qytetare-ne-tulkarm

Forcat e pushtimit të Izraeli kanë arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm shtatë qytetarë palestinezë nga qyteti i Tulkarmit dhe rrethinat e tij.

Burime lokale bënë të ditur se gjatë bastisjeve në shtëpi në lagjen al-Rashid, në periferi të Dhanabës, janë arrestuar Ihab Khreishi, Arafat Haj Ahmad, Fadi Salim al-Sarsak (47 vjeç) dhe dy djemtë e tij, Salim dhe Asid.

Sipas të njëjtave burime, forcat izraelite arrestuan gjithashtu të burgosurin e liruar Laith Afif al-Attili (55 vjeç) pas bastisjes në shtëpinë e tij në lagjen Izbat al-Jarad, si dhe të burgosurin e liruar Sabri Abu Shamas nga shtëpia e tij në lagjen lindore të qytetit.

Arrestimet u kryen gjatë bastisjeve të njëpasnjëshme në disa zona të qytetit dhe rrethinave të Tulkarmit. /mesazhi

Related posts

SNHR: Vonesa e ndihmave të OKB-së shkaktoi rritjen e numrit të viktimave të tërmetit në Siri

admin

Osmani në Tiranë: Samiti synon riafrimimin e përkrahjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës

admin

Luftimet Armeni-Azerbajxhan, vriten 100 ushtarë në përleshjet gjatë natës

admin