RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Forcat izraelite arrestuan 4 palestinezë në El-Halil

forcat-izraelite-arrestuan-4-palestineze-ne-el-halil

Forcat izraelite arrestuan katër palestinezë në qytetin El-Halil të Bregut Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze WAFA, forcat izraelite bastisën vendbanimin Surif, në veriperëndim të qytetit të El-Halil.

Gjatë bastisjes u arrestuan katër palestinezë, duke përfshirë një të moshuar.

Nga ana tjetër, ushtarët izraelitë bastisën edhe vendbanimin Tubas në veri të Bregut Perëndimor. Ushtarët rrethuan një shtëpi këtu dhe kërkuan që njerëzit brenda të dorëzoheshin.

Një konflikt shpërtheu mes palestinezëve lokalë dhe ushtarëve që reaguan ndaj bastisjes.

Ndërkohë që “pauza humanitare” e arritur me Hamasin në Rripin e Gazës vazhdon, Izraeli vazhdon ndalimet dhe bastisjet e tij ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor.

Në një deklaratë dje, Shoqata e të Burgosurve Palestinez deklaroi se Izraeli i ka shtuar bastisjet në Bregun Perëndimor, duke përfshirë Kudsin Lindor, gjatë katër ditëve gjatë të cilave vazhdoi “pauza humanitare”.

Organizata njoftoi se që nga 7 tetori janë ndaluar 3.260 persona, 260 prej të cilëve brenda periudhës katërditore.

Related posts

Atentat mafioz ndaj një personi në Greqi! Autori iu afrua makinës së tij në kryqëzim dhe e qëlloi me 8 plumba. Viktima më herët kishte denoncuar se…

admin

“Mbi 14,5 milionë ukrainas janë larguar nga vendi për shkak të luftës”

admin

Ushtria izraelite njofton përfundimin e bastisjes dhe tërheqjen e trupave nga kampi i refugjatëve në Jenin

admin