RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Forcat izraelite bastisin një fshat pranë një pike të OKB-së në Sirinë jugore

forcat-izraelite-bastisin-nje-fshat-prane-nje-pike-te-okb-se-ne-sirine-jugore

Një patrullë ushtarake izraelite bastisi fshatin Al-Khan al-Gharbi, pranë një pike të OKB-së në zonat rurale të Quneitras jugore të Sirisë, duke shënuar një tjetër shkelje të sovranitetit të Sirisë, transmeton Anadolu.

Televizioni Alikhbariah njoftoi se gjatë bastisjes, forcat izraelite kontrolluan disa shtëpi.

Nuk kishte menjëherë të dhëna të mëtejshme për viktima apo arrestime.

Prej muajsh, Siria jugore ka qenë dëshmitare e ndërhyrjeve dhe sulmeve të përsëritura izraelite, përfshirë bastisje, kontrolle, arrestime dhe vendosjen e pikave të kontrollit ushtarak.

Këto shkelje u intensifikuan pas rënies së regjimit të Bashar al-Assadit në dhjetor 2024, kur Izraeli deklaroi se Marrëveshja e vitit 1974 për Ndarjen e Forcave kishte rënë dhe mori kontrollin e zonës tampon siriane.

Related posts

Rasti i njehsorëve elektrikë, Prokuroria: Hetimet janë në zhvillim

RTI

Pritjet e gjata te Merdarja, edhe në orët e mëngjesit

admin

Sulme ndaj infrastrukturës së gazit në Iran, pa ndërprerje të furnizimit

Hevzi