RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Forcat izraelite bastisin sërish Xhaminë Al-Aksa, sulmojnë besimtarët brenda

forcat-izraelite-bastisin-serish-xhamine-al-aksa,-sulmojne-besimtaret-brenda

Forcat izraelite bastisën kompleksin e Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar për natën e dytë me radhë dhe sulmuan besimtarët palestinezë.

Dëshmitarët thanë për Anadolun se forcat izraelite bastisën faltoren Al-Kibli në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa pas namazit të taravisë, duke gjuajtur bomba zhurmuese dhe duke rrahur besimtarët palestinezë.

Ndërkohë, Shoqata Palestineze e Gjysmëhënës së Kuqe në Kuds tha se ekipet e saj mjekësore brenda kompleksit të Xhamisë Al-Aksa trajtuan gjashtë palestinezë, dy prej të cilëve janë transferuar në spital.

Sipas gazetës izraelite Yedioth Ahronoth, palestinezët kanë hedhur gurë dhe fishekzjarrë drejt forcave izraelite.

Të mërkurën herët, policia izraelite sulmoi palestinezët brenda falotres Al-Kibli dhe arrestoi rreth 350 besimtarë nga brenda xhamisë.

Sipas Komisionit për Çështjet e të Burgosurve Palestinezë, policia izraelite ka filluar të lirojë të arrestuarit me kusht që ata të largohen nga Mesxhid Al-Aksaja dhe Qyteti i Vjetër i Kudsit për një javë.

Për muslimanët, Al-Aksaja përfaqëson vendin e tretë më të shenjtë të Islamit.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, ku ndodhet Xhamia Al-Aksa, gjatë Luftës Arabo-Izraelite të vitit 1967. Ai aneksoi të gjithë qytetin në vitin 1980, por ky hap nuk u njoh kurrë nga komuniteti ndërkombëtar.

Related posts

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Izraeli nuk do të tërhiqet “asnjë milimetër” nga Gaza

Muhamet Ramadani

Sulmet e fundit ajrore të Izraelit në Gazë, të paktën 12 të vrarë, përfshirë fëmijë

admin

Putin: Turqia është partneri më i besueshëm i Rusisë në sektorin e gazit

admin