RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Forcat izraelite bastisin zonat rurale në Daraa në shkeljen e radhës të sovranitetit të Sirisë

forcat-izraelite-bastisin-zonat-rurale-ne-daraa-ne-shkeljen-e-radhes-te-sovranitetit-te-sirise

Forcat e ushtrisë izraelite bastisën të martën zonat rurale të provincës Daraa në jug të Sirisë, në shkeljen e radhës të sovranitetit të vendit arab, raportoi televizioni sirian Alikhbariah, transmeton Anadolu.

Një forcë izraelite e përbërë nga 10 automjete ushtarake hyri në fshatin Jamlah në zonat rurale të Daraas dhe u dislokua në lagjet e banuara, raportoi transmetuesi.

Më herët të martën, televizioni raportoi se forcat izraelite të dislokuara në kazermat Al-Jazeera në zonat rurale perëndimore të Daraas hapën zjarr drejt banesave në fshatin Maariya.

Incidentet ndodhën në një kohë kur vazhdojnë shkeljet izraelite të sovranitetit të Sirisë dhe inkursionet në territorin jugor të vendit.

Të dielën, një forcë izraelite hyri në fshatin Taranja në zonat rurale të Quneitrës, ku bastisi dhe kontrolloi një banesë.

Shkeljet ndodhën pavarësisht takimeve mes Damaskut dhe Tel Avivit për uljen e tensioneve.

Më 23 gusht, një delegacion sirian i kryesuar nga ministri i Jashtëm, Asaad al-Shaibani, u takua në Jordani me një delegacion izraelit, nën ndërmjetësimin e SHBA-së, në kuadër të përpjekjeve për uljen e tensioneve.

Më 26 korrik, presidenti sirian, Ahmad al-Sharaa, tha se vendi i tij po punonte me disa shtete për arritjen e një marrëveshjeje sigurie me Izraelin, duke shtuar se një marrëveshje e tillë mund të hapte rrugën për paqe gjithëpërfshirëse pa hequr dorë nga e drejta e Sirisë mbi Lartësitë e pushtuara të Golanit.

Izraeli ka pushtuar pjesën më të madhe të Lartësive të Golanit sirian që nga viti 1967. Pas rënies së regjimit të Bashar Assadit në fund të vitit 2024, Izraeli deklaroi se marrëveshja e shkëputjes e vitit 1974 kishte rënë dhe pushtoi zonën tampon siriane dhe pika të tjera, përfshirë pjesën siriane të malit Hermon (Jabal al-Sheikh).

Related posts

Thatësira e pazakontë godet Spanjën

Muhamet Ramadani

Lufta me Rusinë/ Franca do t’i dërgojë Ukrainës autoblinda të vjetra dhe raketa të reja

admin

Të përfshirë në vrasjen e Oliver Ivanoviçit, Gjykata e Prishtinës dënon katër të pandehurit

admin