RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Forcat izraelite kanë bllokuar qytetin Jericho 6 ditë me radhë

forcat-izraelite-kane-bllokuar-qytetin-jericho-6-dite-me-radhe

Forcat izraelite 6 ditë me radhë vazhdojnë rrethimin rreth qytetit Jericho (Eriha) në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, ushtria izraelite vazhdoi sot praktikat e saj në postblloqet ushtarake të vendosura në hyrjet kryesore dhe dytësore të Jerichos.

Ushtarët izraelitë arrestuan 10 palestinezë në pikat e kontrollit në fjalë.

Radhë të gjata automjetesh

Dëshmitarët okularë thanë se forcat izraelite ndaluan automjetet që kalonin nëpër postblloqe një nga një dhe kryen kontrolle identiteti.

Raportohet se në hyrje të qytetit janë krijuar radhë të gjata automjetesh për shkak të kontrolleve.

Qyteti turistik mbeti i zbrazët gjatë Bajramit

Thuhet se banorët e qytetit Jericho, i cili është nën rrethim që nga dita e dytë e Fitër Bajramit, janë prekur negativisht ekonomikisht.

Mësohet se qyteti turistik, i cili pret më shumë se gjysmë milioni vizitorë në festa dhe pushime në kohë normale, këtë festë për shkak të rrethimit e kanë vizituar vetëm 200 mijë persona.

Forcat izraelite rrethuan qytetin e Jericho-s më 22 prill.

Sulmi ndaj palestinezëve dhe pronave të tyre në Al Aghvar nga kolonët hebrenj

Kolonët hebrenj sulmuan palestinezët dhe pronat e tyre në rajonin Al-Agwar në veri të Bregut Perëndimor.

Në lajmin e WAFA-s thuhet se 4 palestinezë të sulmuar nga kolonët hebrenj kanë pasur mavijosje në trup.

Gassan Daglas, i cili është përgjegjës për dosjen e Njësive të Vendbanimeve në Bregun Perëndimor të lidhur me qeverinë e Palestinës, tha se dhjetëra kolonë hebrenjë sulmuan fermerët palestinezë dhe pronat e tyre dhe u përpoqën t’i largonin fermerët nga puna e tyre.

Ai tha se forcat izraelite nuk bënë asgjë për të parandaluar sulmuesit.

Duke thënë se kolonët hebrenjë janë vendosur në disa zona në veri të Bregut Perëndimor dhe forcat izraelite kanë forcuar praktikat e tyre në pikën e kontrollit në vendbanimin Huwwara në jug të Nablusit, Daglas tha se kishte radhë të gjata me qindra automjete në hyrje të Huwwara-s

Huwwara është e vetmja pikë-dalje në jug të Nablusit.

Tensionet kanë mbizotëruar në Bregun Perëndimor të pushtuar për një kohë për shkak të sulmeve të fundit nga forcat izraelite dhe nga kolonët hebrenj ndaj qyteteve dhe qytezave palestineze.

Related posts

Koordinimi i institucioneve të sigurisë me KFOR-in, kyç për sigurinë

admin

​Kurti beson se zgjedhjet në veri do të jenë të qeta

admin

Puçistët e Nigerit zotohen se do ta ndjekin penalisht “për tradhti të lartë” presidentin e rrëzuar

rezart morina