RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Forcat izraelite në tremujorin e parë të 2023, vranë 7 palestinezë dhe qindra arrestuan në Kuds

forcat-izraelite-ne-tremujorin-e-pare-te-2023,-vrane-7-palestineze-dhe-qindra-arrestuan-ne-kuds

Sipas një raporti të paktën 7 palestinezë janë vrarë ndërsa qindra të tjerë janë arrestuar në tremujorin e parë të vitit 2023 në qytetin e Kudsit të pushtuar nga Izraeli, transmeton Anadolu.

Raporti i përgatitur nga Zyra palestineze e Guvernatorit të Kudsit dhe e publikuar nga agjencia zyrtare palestineze WAFA, bëri të ditur shkeljet e forcave izraelite kundër palestinezëve në Kudsin e pushtuar.

Në raportin në të cilin u theksua se në 3 muajt e parë të vitit 2023 në Kuds forcat izraelite kanë vrarë 7 palestineze, u tërhoq vëmendja se dy prej tyre janë fëmijë.

Më tej raporti bën të ditur se gjatë kësaj periudhe autoritetet kanë mbajtur kufomat e 3 palestinezëve përfshirë një fëmijë, me ç’rast numri i palestinezëve kufomat e të cilëve nuk u janë dorëzuar familjeve të tyre është rritur në 24.

Raporti thekson se gjatë këtyre tre muajve 59 palestinezë janë plagosur me plumba të vërtetë dhe të plastikës ndërsa 736 persona janë arrestuar, përfshirë 110 fëmijë dhe 26 gra.

Në të njëjtën periudhë Izraeli ka rrënuar 117 ndërtesa të palestinezëve në Kuds, bën të ditur raporti.

Më tej thuhet se shtëpitë e figurave të shquara palestineze në qytet bastisen shpesh dhe thuhet se sulmet e kolonëve fanatikë hebrenj kundër banorëve të Kudsit janë shtuar.

Raporti gjithashtu tërheq vëmendjen në shkeljet e izraelitëve ndaj Mesxhid-i Aksasë, duke potencuar se numri i kolonëve hebrenj që kanë bastisur Mesxhid-i Aksanë gjatë çerekut të parë të vitit 2023 ka tejkaluar shifrën 11 mijë.

Related posts

Medvedev: Do të ndërpresim marrëveshjen e grurit nëse G7 ndalon eksportet në Rusi

admin

Ndodhet në paraburgim në Hagë, ish-kryeparlamentari i Kosovës humb vëllain

admin

Analiza/ Posti i komisionerit të Zgjerimit të BE-së bëhet sërish tërheqës

admin