RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Medvedev: Do të ndërpresim marrëveshjen e grurit nëse G7 ndalon eksportet në Rusi

medvedev:-do-te-nderpresim-marreveshjen-e-grurit-nese-g7-ndalon-eksportet-ne-rusi

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev tha sot se nëse Grupi i Shtatë (G7) ndalon eksportet në Rusi, Moska do të përgjigjet duke hequr dorë nga Marrëveshja e grurit të Detit të Zi, e cila lejon eksportet jetike të grurit nga Ukraina.

Grupi i Shtatë vendeve të industrializuara po shqyrton një ndalim pothuajse të plotë të eksporteve në Rusi, njoftoi agjencia japoneze e lajmeve Kyodo javën e kaluar, duke cituar burime të qeverisë japoneze. Rusia ka kërcënuar vazhdimisht se do të tërhiqet nga marrëveshja e grurit, përfundon më 18 maj.

“Kjo ide e G7-ës për një ndalim të plotë të eksporteve në vendin tonë nënkupton një ndalim të importeve nga vendi ynë, duke përfshirë kategoritë e mallrave që janë më të ndjeshmet për G7-ën”, tha Medvedev në një deklaratë në kanalin e tij në Telegram.

“Në një rast të tillë, marrëveshja e grurit dhe shumë gjëra të tjera që u nevojiten do të përfundojë për ta,” shtoi ai. /abcnews

Related posts

Zgjerohet amnistia në Venezuelë, gjykatat lirojnë 379 të burgosur politikë!

admin

Në emër të kujt “sulmoi” Ramën lobisti kontrovers izraelit?

Irfan Jahiu

Gjoba këmbësorëve që shohin në telefona, ç’mendoni?

Kushtrim Guraj