Ushtarët izraelitë plagosën 5 palestinezë, duke përfshirë 2 fëmijë, në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.
Në deklaratën me shkrim të Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze, thuhet se forcat izraelite bastisën qytetin e Nablusit.
Njoftohet se ekipet e Gjysmëhënës së Kuqe iu përgjigjën 4 personave të plagosur gjatë bastisjes, dy prej të cilëve u plagosën me plumba të vërtetë.
Në deklaratë thuhet se në mesin e të plagosurve janë edhe dy fëmijë të moshës 9 dhe 15 vjeç.
Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze njoftoi se një palestinez i cili u plagos në bark nga një plumb i vërtetë pranë pikës së kontrollit Qalandia në veri të Kudsit u transferua në spital.