RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Forcat izraelite plagosin 2 palestinezë dhe arrestojnë 15 të tjerë në Bregun Perëndimor

forcat-izraelite-plagosin-2-palestineze-dhe-arrestojne-15-te-tjere-ne-bregun-perendimor

Forcat izraelite në bastisjet e kryera në rajon të ndryshme në Bregun Perëndimor të pushtuar plagosën 2 palestinezë dhe arrestuan 15 të tjerë, raporton Anadolu.

Sipas informacioneve të marra nga autoritetet lokale në Nablus që ndodhet në veri të Bregut Perëndimor, mësohet se forcat izraelite kryen bastisje ndaj kampit të refugjatëve Belde Beit.

Në ngjarjet e shënuara mes banorëve të zonës dhe forcave izraelite, u plagosën me plumba të vërtetë 2 palestinezë si dhe dhjetëra të tjerë u ndikuan nga gazi lotsjellës.

Po ashtu ngjarje të ngjashme u shënuan dhe në kampin e refugjatëve Aide në afërsi të Betlehemit në jug të Bregut Perëndimor.

Sipas të dhënave të marra nga dëshmitarët, bëhet e ditur se forcat izraelite që kryen bastisje në kamp kanë ndërhyrë me plumba të vërtetë dhe gaz lotsjellës ndaj palestinezëve.

Në një deklaratë me shkrim nga Klubi i të Burgosurve Palestinezë thuhet se “Ushtria izraelite, arrestoi 15 palestinezë në disa qytete dhe qyteza të Bregut Perëndimor”.

Forcat izraelite shpeshherë kryejnë bastisje ndaj shtëpive në Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor nën pushtim dhe arrestojnë palestinezët me akuza të ndryshme.

Related posts

Trump vë në dyshim mbështetjen që NATO do t’i ofronte SHBA-së nëse do të kishte vërtet nevojë për aleancën

Muhamet Ramadani

Mërgimtarët hyjnë pa pritje të gjata në Kosovë

Muhamet Ramadani

Zbulohen logot për 15 vjetorin e pavarësisë dhe 25 vjetorin e Epopesë së UÇK-së

Muhamet Ramadani