RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Forcat izraelite plagosin 5 palestinezë në Bregun Perëndimor

forcat-izraelite-plagosin-5-palestineze-ne-bregun-perendimor

Forcat izraelite plagosën dhe arrestuan pesë palestinezë në bastisjet në Bregun Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas dëshmitareve okularë, ushtria izraelite në orët e hershme ndërmori bastisje në qytetin Nablus, në veri të Bregut Perëndimor.

Në një moment shpërthyen përleshje midis forcave izraelite dhe palestinezëve, ku forcat izraelite u tërhoqën nga zona pas rreth pesë orë e gjysmë më vonë.

Gjysmë Hëna e Kuqe e Palestinës përmes një deklarate konfirmoi për plagosjen e pesë palestinezëve të cilëve iu dha ndihma e parë mjekësore, kurse njëri nga të plagosurit u transportua në spital.

Forcat izraelite kanë kryer bastisje edhe në Kafr Ein, në veriperëndim të Ramallahut.

Tensionet janë përshkallëzuar në të gjithë Bregun Perëndimore në javët e fundit midis bastisjeve të vazhdueshme izraelite. Sulmet kanë çuar në përleshje me palestinezët, duke shkaktuar edhe disa vdekje.

Related posts

Paralajmërohet anulimi i disa fluturimeve në Aeroportin e Prishtinës

admin

Stuhitë godasin Francën, 13 mijë familje pa energji elektrike

Kushtrim Guraj

Zelensky: Pavarësisht luftës në Lindjen e Mesme, Ukraina vazhdon të marrë të gjitha pakot e ndihmës

Muhamet Ramadani