RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Forcat izraelite plagosin 9 palestinezë në Bregun Perëndimor

forcat-izraelite-plagosin-9-palestineze-ne-bregun-perendimor

Ushtarët izraelitë plagosën 9 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në bastisjen e ushtarëve izraelitë në Qabatiye të Jeninit ndodhi një përleshje me banorët e rajonit.

Drejtori i spitalit Ibn-i Sina në Jenin, Jani Abu Jokha, në një deklaratë me shkrim tha se 9 palestinezë të plagosur nga ushtarët izraelitë u sollën në spital.

Jokha deklaroi se të plagosurit ishin të moshës 14 deri në 42-vjeç.

Ushtria izraelite deklaroi se “u hap zjarr midis ushtarëve dhe njerëzve të armatosur” në Qabatiye.

Gazeta “Yediot Ahranot” shkroi se ushtarët izraelitë arrestuan një person dhe vazhdojnë përpjekjet e tyre për të kapur personin tjetër të kërkuar.

Forcat izraelite, të cilat shpesh bastisin Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor, arrestojnë palestinezë me akuza të ndryshme. /aa

Related posts

Gjendja momentale në pikat kufitare

admin

Maroku investon 700 milionë dollarë në një kullë gjigante për të rritur turizmin

RTI

Kuvendi votoi qeverinë teknike me Talat Xhaferin kryeministër

Muhamet Ramadani