Një i mitur palestinez u plagos rëndë të premten nga të shtënat me armë nga forcat izraelite në Kudsin Lindor të pushtuar, transmeton Anadolu.
Policia izraelite tha në një deklaratë se viktima kishte hedhur një koktej molotov drejt tyre në lagjen Silwan përpara se të hapej zjarr.
Viktima u identifikua si një fëmijë palestinez, 15 vjeç, i cili ka pësuar lëndime të rënda dhe është transportuar në spital.
Forcat izraelite kryejnë shpesh bastisje nëpër shtëpi në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar, duke arrestuar palestinezë me akuza të ndryshme.
Tensionet mes banorëve palestinezë dhe ushtarëve izraelitë përshkallëzohen herë pas here gjatë bastisjeve, duke çuar në incidente sporadike.