Forcat izraelite shkatërruan 2 shtëpi të palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar me pretendimin se ishin ndërtuar pa leje, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve që AA ka marrë nga dëshmitarët okularë, ushtarët izraelitë bastisën fshatin Baqa’a në lindje të Al-Khalil-it (Hebron) me buldozerë.
Forcat izraelite rrënuan 2 shtëpi palestineze me arsyetimin se ishin ndërtuar pa leje. Ushtarët kanë ndërhyrë me gaz lotsjellës edhe ndaj banorëve të qarkut të cilët kanë reaguar ndaj ngjarjes.
Shtëpitë e shkatërruara nga forcat izraelite ndodheshin në “Zonën C” në Bregun Perëndimor.
Izraeli shkatërron shtëpitë dhe strukturat palestineze në Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor, të cilat i pushtoi në vitin 1967, me pretendimet se ato janë pa leje. Ndërkaq për shkak të praktikave penguese të autoriteteve izraelite, përpjekjet e palestinezëve për të marrë leje ndërtimi dështojnë në të shumtën e rasteve.
Në kuadër të “Marrëveshjes së Dytë të Oslos” të nënshkruar midis Palestinës dhe Izraelit në 1995, Bregu Perëndimor i pushtuar u nda në rajonet A, B dhe C.
Administrimi i “Zonës A”, që mbulon 18 për qind, iu transferua Palestinës në aspektin administrativ dhe të sigurisë, udhëheqja administrative e “Zonës B” prej 21 për qind iu transferua Palestinës dhe siguria e saj iu transferua Izraelit. Ndërkohë, “Zona C” që mbulonte 61 për qind, administrimi dhe siguria e saj iu lanë Izraelit.
Watch: Israeli occupation bulldozers demolished a #Palestinian home in Al Baqaa area, east of Hebron city. pic.twitter.com/rwmASSlWlP
— Wafa News Agency – English (@WAFANewsEnglish) January 11, 2023