Forcat e okupimit izraelit po vazhdojnë sulmet dhe bastisjet në qytetin dhe kampin e Jeninit për të 295-ën ditë me radhë, duke kryer kontrolle, shkatërrime dhe pengesa në lëvizjen e qytetarëve.
Sipas burimeve lokale, trupat izraelite hynë në rrugën Nablus në qytetin e Jeninit, ku ndaluan qarkullimin e automjeteve, kontrolluan dokumentet dhe marrën në pyetje drejtuesit e mjeteve.
Forcat izraelite bastisën gjithashtu fshatin al-Yamun në perëndim të Jeninit dhe kontrolluan një banesë.
Agresioni izraelit në Jenin ka shkaktuar zhvendosjen e rreth 22 mijë banorëve të kampit, si dhe shkatërrimin e më shumë se 600 shtëpive, që përbën afro 33 për qind të ndërtesave të kampit. Po ashtu, ushtria ka hapur rrugë të reja në zonë.
Që nga fillimi i ofensivës, janë vrarë 56 qytetarë palestinezë dhe janë plagosur mbi 200 të tjerë, ndërsa bastisjet, arrestimet dhe kontrollet vazhdojnë çdo ditë në qytetet dhe fshatrat e qarkut të Jeninit. /mesazhi

