RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Forcat izraelite vrasin 2 palestinezë në Bregun Perëndimor

forcat-izraelite-vrasin-2-palestineze-ne-bregun-perendimor

Forcat izraelite vranë 2 palestinezë dhe plagosën 3 të tjerë në bastisjet e kryera në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit në televizionin shtetëror palestinez, forcat speciale të ushtrisë izraelite bastisën kampin e refugjatëve në Jenin herët në mëngjes.

Sipas agjencisë zyrtare palestineze WAFA, ushtria izraelite pas bastisjes me pjesëmarrje të madhe ushtarake, vendosi snajperë në majat e disa ndërtesave.

Raportohet se Jawad Hussein Bawaqna, 58-vjeç dhe Adham Muhammed Jabarin, 26-vjeç, humbën jetën gjatë bastisjeve.

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Fatah në Jenin, Ata Abu Ramila tha: “Mësuesi Bawaqna ishte objektiv i plumbave të forcave pushtuese derisa ai po i jepte ndihmën e parë Jabarinit, i cili u qëllua para shtëpisë së tij”.

Duke theksuar se forcat izraelite nuk lejuan ambulancat të hyjnë në vendngjarje, Abu Ramila tha se Jabarin dhe Bewaqna, të cilët u shtruan në spital me mjetet e banorëve vendas humbën jetën.

Duke folur për WAFA, burime palestineze të sigurisë thanë se në incidentet mes forcave izraelite bastisëse dhe të rinjve palestinezë u plagosën 3 persona ndërsa disa të tjerë u arrestuan.

Numri i palestinezëve të vrarë nga ushtarët izraelitë që nga fillimi i vitit ka arritur në 17, mes të cilëve 4 fëmijë.

Related posts

Një muaj paraburgim për të dyshuarin që vrau 21-vjeçaren në Ferizaj

admin

Aktivistët e klimës protesta kundër subvencioneve për lëndët djegëse fosile në Holandë, bllokojnë autostradën që të çon në Hagë

admin

Scholz dhe Netanyahu diskutojnë për situatën në Lindjen e Mesme

RTI