Gjatë bastisjeve në Kuds dhe Bregun Perëndimor forcat izraelite kanë arrestuar 22 palestinezë
Gjatë bastisjeve në Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor, ushtarët izraelitë vranë një palestinez dhe arrestuan 22 të tjerë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Radioja “Zëri i Palestinës” lajmëroi se ushtria izraelite kreu bastisje në shtëpinë e një palestinezi në Kefr Akab. Palestinezi i cili u qëllua dhe u plagos rëndë u arrestua nga ushtarët izraelitë.
Më pas zyra e guvernatorit të Kudsit Lindor doli me një deklaratë lidhur me gjendjen e palestinezit të plagosur rëndë.
“Palestinezi Muhammed l-Hassam, të cilin ushtria izraelite e plagosi në veri të Kudsit ka rënë dëshmor”, thuhet në deklaratë.
Më tej në deklaratë theksohet se Hassam u qëllua në kokë dhe se trupi i tij ndodhet në duart e autoriteteve izraelite.
Policia izraelite njoftoi se kanë qëlluar një palestinez në Kefr Akab për shkak të dyshimit se “kishte armë të ftohtë”.
Sipas radios “Zëri i Palestinës”, forcat izraelite gjatë bastisjeve në disa qytete të Bregut Perëndimor kanë arrestuar 22 palestinezë.
Dëshmitarët okularë thanë se ushtarët izraelitë përdorën municion të vërtetë dhe gaz lotsjellës, dhe se në disa lokacione pati përleshje midis forcave izraelite dhe palestinezëve. /aa