RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Irani vlerëson se autori Rushdie dhe mbështetësit e tij janë fajtor për tentimin për vrasje

irani-vlereson-se-autori-rushdie-dhe-mbeshtetesit-e-tij-jane-fajtor-per-tentimin-per-vrasje

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Nasser Kanaani, hodhi poshtë çdo lidhje midis sulmit ndaj autorit dhe Iranit

Zyrtarët iranianë, në reagimin e tyre të parë që nga tentimi për vrasjen e shkrimtarit britaniko-amerikan me origjinë indiane Salman Rushdie, thanë se shkrimtari dhe mbështetësit e tij janë fajtorë për sulmin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Nasser Kanaani, duke folur në një konferencë javore për media në Teheran, hodhi poshtë çdo lidhje midis sulmit ndaj autorit dhe Iranit.

Ai tha se “askush nuk ka të drejtë” të akuzojë Iranin për orkestrimin e sulmit ndaj Rushdie, i cili aktualisht po shërohet në një spital pasi u godit me thikë në skenë në një ngjarje në New York, duke i shkaktuar lëndime të rënda.

Autori 75-vjeçar ka jetuar nën kërcënim për shkak të romanit të tij të vitit 1988, “Vargjet Satanike” (The Satanic Verses), i cili bëri që lideri suprem i atëhershëm iranian Ayatollah Khomeini të lëshonte një dekret fetar kundër tij, duke bërë thirrje për vdekjen e tij.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane tha se ata nuk dinë asgjë për sulmuesin, një banor nga New Jersey, përveç asaj që “kanë dëgjuar në mediat amerikane”.

Ai më tej tha se Rushdie “kaloi vijën e kuqe të 1,5 miliard muslimanëve”, si dhe feve të tjera hyjnore, duke bërë blasfemi kundër Profetit Muhamed.

“Liria e shprehjes nuk mund të justifikojë abuzimin me fetë hyjnore dhe parimet e tyre”, tha Kanaani. /aa

Related posts

Italia “mbushet” me emigrantë, mbi 600 persona mbërrijnë brenda 24 orëve

rezart morina

Rruga B që u mbyll mbrëmë për shkak të mjetit të dyshimtë, është hapur për qarkullim

rezart morina

Bullgaria kërkon sërish ndarjen e Shqipërisë nga MV për fillimin e negociatave

admin