RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Forcat izraelite vrasin një palestinez 21 vjeçar

forcat-izraelite-vrasin-nje-palestinez-21-vjecar

Forcat izraelite kanë vrarë një palestinez 21-vjeçar në qytetin Tubas në Bregun Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas dëshmitarëve okularë, forcat izraelite bastisën kampin e refugjatëve Al-Fara në Tubas që ndodhet në veri të Bregut Perëndimor.

Gjatë bastisjes shpërthyen përleshjet mes forcave izraelite dhe palestinezëve. Dëshmitarët okularë thanë se ushtarët izraelitë përdorën municion të vërtetë, plumba gome dhe gaz lotsjellës.

Gjatë bastisjes shpërthyen përleshje mes forcave izraelite dhe palestinezëve. Dëshmitarët theksuan se ushtarët izraelitë përdorën municion të vërtetë, plumba gome dhe gaz lotsjellës.

Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se është vrarë palestinezi 21-vjeçar Yunus Tayeh, i cili u qëllua në zemër nga forcat izraelite në kampin Fara.

Forcat izraelite, të cilat shpesh bastisin Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor, arrestojnë palestinezët me akuza të ndryshme. /aa

Related posts

Simbole të Wagner-it shihen në protestën e djathtistëve në Beograd

admin

Vjosa Osmani bashkë me Edi Ramën në Ulqin

admin

“Nuk janë ndrequr mangësitë e sistemit”- Zyrtarët vendorë në SHBA: Problemet me votimin me postë mund të ndikojnë tek zgjedhjet

admin