RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Forcat qeveritare siriane marrin pothuajse kontroll të plotë të vendit pas armëpushimit me SDF

forcat-qeveritare-siriane-marrin-pothuajse-kontroll-te-plote-te-vendit-pas-armepushimit-me-sdf

Forcat e qeverisë siriane kanë marrë pothuajse kontroll të plotë mbi territorin e vendit, pasi mposhtën në fushëbetejë Forcat Demokratike Siriane (SDF) dhe nënshkruan një marrëveshje armëpushimi.

Ministri i Brendshëm, Anas Khattab, deklaroi se marrëveshja me SDF “përfaqëson një hap të ri drejt një Sirie të bashkuar, me popull, tokë dhe burime të përbashkëta”.

Presidenti sirian Ahmed al-Sharaa pritet të takohet sot në Damask me liderin e SDF-së, Mazloum Abdi. Analistët theksojnë se ndërtimi i besimit mes palëve është vendimtar për ruajtjen e paqes.

Në qytetin veriperëndimor Raqqa, turma qytetarësh dolën në rrugë për të festuar armëpushimin, duke valëvitur flamuj sirianë dhe duke hedhur fishekzjarre deri vonë në mbrëmje.

Marrëveshja është përshëndetur nga shumë vende të Lindjes së Mesme, nga Turqia deri në Katar, ndërsa tensionet dhe dhuna kanë nisur të ulen.

Edhe Shtetet e Bashkuara kanë vlerësuar marrëveshjen. I dërguari amerikan për Sirinë, Tom Barrack, deklaroi se Uashingtoni “përgëzon të dyja palët” për arritjen e armëpushimit. /mesazhi

Related posts

Vdekjet misterioze të palestinezëve në burgjet izraelite

admin

Një i vrarë dhe një i plagosur në Zllakuqan të Lipjanit

Muhamet Ramadani

Gjermani, organizatat e të drejtave të njeriut kërkojnë rritjen e përpjekjeve kundër racizmit

admin