RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Forcat siriane të sigurisë hynë në qendër të rajonit Qamishli

forcat-siriane-te-sigurise-hyne-ne-qender-te-rajonit-qamishli

Si pjesë e marrëveshjes së nënshkruar midis qeverisë siriane dhe organizatës terroriste YPG, forcat e sigurisë hynë në qendër të qytezës Qamishli në verilindje të Sirisë, transmeton Anadolu.

Një autokolonë e forcave të sigurisë të lidhura me Ministrinë e Brendshme Siriane hyri në Qamishli, një qytezë e provincës Hasakah nën pushtimin e YPG-së.

Autokolona e përbërë nga afërsisht 20 automjete ushtarake dhe 100 personel sigurie, u prit me festime të gëzueshme nga popullsia lokale.

Dje, forcat e sigurisë të lidhura me qeverinë siriane hynë në qendër të qytetit të Hasakah dhe në fshatin Shuyuk në qytezën Ayn al-Arab të Halepit.

Related posts

Përmbytjet në Indonezi, shkon në mbi 300 numri i viktimave

RTI

Kamioni përplaset me minibusin në Iran, të paktën 16 viktima

admin

Irani akuzon SHBA-në dhe Izraelin për shkelje të Kartës së OKB-së, zotohet për përgjigje “vendimtare”

Muhamet Ramadani