RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Forcë paqeruajtëse e OKB në kufirin Izrael-Liban pas mosmarrëveshjeve për gazin në Mesdhe

force-paqeruajtese-e-okb-ne-kufirin-izrael-liban-pas-mosmarreveshjeve-per-gazin-ne-mesdhe

Anëtarë të forcës së Kombeve të Bashkuara në Liban monitoronin të premten rrugët në kufirin libanez me Izraelin, pas refuzimit të ndryshimeve në marrëveshjen e eksplorimi detar energjitik mes dy vendeve.

Izraeli tha të enjten se nuk pranon amendamentet e kërkuara nga Libani në akordin për zgjidhjen e konfliktit të vjetër për ujërat mesdhetare të dy vendeve.

Një draft është propozuar në fundjavë nga i dërguari amerikan Amos Hochstein për zgjidhjen e fushave detare të gazit, pas disa vjet negocjatash indirekte.

Megjithë negocjatat ministri izraeliti mbrojtjes Benny Gantz ka kërkuar “gatishmëri për çdo skenar të përshkallëzimit të tensioneve në veri të vendit”.

Libani dhe Izraeli nuk kanë marrëdhënie diplomatike dhe kufiri i tyre tokësor patrullohet nga njësi të Kombeve të Bashkuara.

Izraeli ka pushtuar më parë Libanin dhe vendet mbeten ende teknikisht në luftë.

Tel Avivi ka mirëpritur kushtet e paraqitura nga Hochstein dhe nuk ka kërkuar ndryshime të konsiderueshme.

Një zyrtar i lartë izraelit tha në kushte anonimati për rrjetin AFP se Izraelit ka marrë përgjigjen e Libanit që u dërgua në SHBA.

“Kryeministri Yair Lapid u njoftua për ndryshimet e konsiderueshme të kërkuara nga Libani për marrëveshjen, dhe udhëzoi grupin e negocjatorëve t’i refuzojë”, tha zyrtari. /tch

Related posts

Tony Blair do ta vizitojë Kosovën

RTI

SHBA do t’i dërgojë Iz’raelit mu’nicion kritik në ditët në vijim

rezart morina

Rritet në 29.954 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

rezart morina