RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Foshnja e vdekur në QKUK u braktis nga nëna

foshnja-e-vdekur-ne-qkuk-u-braktis-nga-nena

Ka vdekur një foshnjë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj, për teve1.info, tha se në fakt bëhet fjalë për abort, teksa njoftoi se grua që e kishte lindur foshnjën, e ka braktisur atë dhe më pas ka ikur nga spitali.

Po ashtu, Ndrejaj bëri të ditur se foshnja ishte diku rreth 20 javësh dhe se nëna e cila ka ikur nga spitali, ka stimuluar lindjen e parakohshme.

Më tej, drejtori potencoi se tashmë kanë lajmëruar Policinë me rastin dhe të njëjtit po e shqyrtojnë.

“Faktisht është abort në javën e 20 dhe e ka braktisur nëna e vet, edhe nuk ka lindë e vdekur, por mbas një kohe, fëmija 20 javësh normalisht që nuk mundet të mbijetojë. Ajo e ka braktisë dhe Policia po merret me rastin. Ne e kemi lajmëruar në Polici, ata janë duke shqyrtuar rastin, kush është ajo, dhe si ka ikur nga klinika. Me siguri ka stimuluar lindjen jashtë, ka marrë ndonjë tabletë, ka ardhur këtu. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i foshnjat është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, thuhet në përgjigjen e Ndrejaj.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, teksa kanë hapur hetimet mbi shkaqet e vdekjes.

“Viktima foshnje e cila ishte duke u trajtuar në QKUK, në rrethana ende të panjohura ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML”, thuhej në raportin e Policisë.

Related posts

Maqedonci: Do të vazhdojmë traditën e bashkëpunimit me Turqinë

RTI

Sigurimi i makinave në Zvicër / Një shqiptar apo maqedonas do paguajë 1500 franga në vit, ja sa do paguante po të kishte pasaportë zvicerane

admin

OKB: Ar’mëpushimi në Ga’za, prioritet absolut dhe urgjent

rezart morina