RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

​LVV e bindur: Në zgjedhjet e ardhshme do të fitojmë më shumë se 50 për qind

​lvv-e-bindur:-ne-zgjedhjet-e-ardhshme-do-te-fitojme-me-shume-se-50-per-qind

Lëvizja Vetëvendosje është e bindur se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të shënojnë rezultat më të lart sesa në zgjedhjet e vitit 2021.

Në partinë në pushtet, thonë se janë të gatshëm për zgjedhje, qofshin ato të parakohshme gjatë këtij viti, apo të rregullta në fillim të vitit 2025. Sipas tyre, mandati i dytë i qeverisë Kurti, do të jetë i përmbylljes së shumë reformave dhe proceseve të nisura në mandatin e parë.

Deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi, thotë se bazuar në punën e bërë gjatë këtyre tri viteve, vlerësimit të opinionit të qytetarëve përmes sondazheve dhe lehtësirave për votimin e mërgatës në ambasada, do të tejkalojnë 50 për qind në zgjedhjet e ardhshme.

“Mandati i dytë duhet të jetë përveç i përmbylljes së shumë reformave dhe proceseve të nisura në mandatin e parë, duhet të jetë një mandat i zhvillimit të një niveli tjetër për të kaluar Kosova në një nivel krejtësisht tjetër të zhvillimit të brendshëm ekonomik dhe sundimit të ligjit”, thotë ai.

Sipas tij, partitë opozitare po bëjnë garë mes veti për vendin e dytë dhe për të tejkaluar sfidën e pragut elektoral.

Ndërkohë, duke folur për dialogun Kosovë – Serbi, Rrustemi, se pa nënshkrim të marrëveshjes të Brukselit dhe Ohrit, s’mund të ketë zbatim.

“Nuk mund të ketë zbatim pa nënshkrim, pasi nënshkrimi nënkupton pranim, nënkupton edhe marrje e përgjegjësisë për të zbatuar. Por përtej kësaj nënshkrimi i një marrëveshje ndërkombëtare mes dy palëve është gjëja më normale dhe është një shenjë e mirëbesimit se palët janë të gatshme dhe interesuara për të zgjidhur problemet dhe normalizuar raportet”, shton deputeti i mazhorancës për KP.

Krahas kësaj, deputeti i partisë në pushtet e sheh si inkurajuese nisjen e mbledhjes së nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarëve të katër komunave veriore.

Ndërkaq, Rrustemi, deklaron se pranimi i targave RKS nga Serbia, si dhe zbatimi i marrëveshjes për energji, nuk është qasje konstruktive nga Serbia, por pranim i realitetit në teren pas insistimit të Qeverisë së Kosovës.

Related posts

Izraeli kryen sulme ajrore në jug të Libanit, vriten 3 persona

admin

Një grua ka rënë nga Ura e Fshajt në Gjakovë

admin

Turqia denon vendosjen e aeroplanmbajtëses amerikane: “Çfarë do të bëjë?”

admin