RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Foshnja në Gaza shpëtohet nga barku i nënës së vrarë në sulmin izraelit – VIDEO

foshnja-ne-gaza-shpetohet-nga-barku-i-nenes-se-vrare-ne-sulmin-izraelit-–-video

Një vajzë e vogël u nxorr nga barku i një palestineze të vrarë së bashku me burrin dhe vajzën e saj nga një sulm izraelit në qytetin Rafah të Gazës, ku 19 persona vdiqën gjatë natës në sulmet e intensifikuara, thanë zyrtarët palestinezë shëndetësorë.

Të vdekurit, të vrarë në goditjet në dy shtëpi, përfshinin 13 fëmijë nga një familje, thanë ata.

Foshnja, me peshë 1.4 kg dhe e lindur në një prerje urgjente cezariane, ishte e qëndrueshme dhe po përmirësohej gradualisht, tha Mohammed Salama, një mjek që kujdeset për të.

Nëna e saj, Sabreen al-Sakani, kishte qenë 30 javë shtatzënë.

Foshnja u vendos në një inkubator në një spital në Rafah së bashku me një foshnjë tjetër, me fjalët “Fëmija e dëshmorit Sabreen al-Sakani” të shkruara në shirit në gjoksin e saj.

Vajza e vogël e Al-Sakanit, Malak, e cila u vra në sulm, kishte dashur ta emëronte motrën e saj të re Rouh, që do të thotë shpirt në arabisht, tha xhaxhai i saj Rami al-Sheikh. “Vajza e vogël Malak ishte e lumtur që motra e saj po vinte në botë,” tha ai.

Foshnja do të qëndronte në spital për tre deri në katër javë, tha Salama, mjeku. “Pas kësaj do të shohim për largimin e saj, dhe ku do të shkojë ky fëmijë, te familja, te tezja apo xhaxhai apo gjyshërit. Këtu është tragjedia më e madhe. Edhe nëse mbijeton ky fëmijë, ajo ka lindur jetim”, tha ai.

13 fëmijët u vranë në një sulm në shtëpinë e dytë, që i përkiste familjes Abdel Aal, sipas zyrtarëve palestinezë shëndetësorë. Në atë sulm u vranë edhe dy gra.

Related posts

Egjipt, al-Sisi rizgjidhet për mandatin e tretë në detyrë

admin

AI: Mediat dhe organizatat në Rusi, nën sulm të vazhdueshëm

admin

Bjellorusia miraton dënimin me vdekje për të dënuarit për tradhti të lartë

admin