Kryeministrja franceze Elisabeth Borne u zotua të limitojë rritjen e çmimit të gazit natyror dhe energjisë elektrike në 15 për qind për vitin 2023, mes krizës energjetike në Evropë të përkeqësuar nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës, raporton Anadolu Agency (AA).
Franca do t’u sigurojë 12 milionë familjeve me të ardhura më të ulëta pagesa të njëhershme të ndihmës energjetike deri në 200 euro, tha kryeministrja Borne në një konferencë shtypi.
Ajo shtoi se Franca mund të ketë nevojë që fqinjët e saj ta ndihmojnë në furnizimin e vendit me energji elektrike.