RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministrja gjermane: Është ende herët për të thënë se Ukraina po e fiton luftën

ministrja-gjermane:-eshte-ende-heret-per-te-thene-se-ukraina-po-e-fiton-luften

Ministrja gjermane e Mbrojtjes Christine Lambrecht ka thënë se është ende herët për të folur për një pikë kthese në luftën Rusi-Ukrainë, pavarësisht sukseseve të fundit të Ukrainës në terren. Megjithatë, ajo përsëriti vendosmërinë e Gjermanisë për të vazhduar mbështetjen e luftës së ukrainasve.

“Është e vështirë të vlerësohet për momentin nëse Ukraina po e fiton luftën, sepse ne nuk e dimë se si do të reagojnë rusët tani”, tha Lambrecht për agjencinë e lajmeve Reuters, duke shtuar se këto janë suksese të qarta, të cilat sigurisht kontribuojnë në destabilizimin e Rusisë.

Sukseset e ushtrisë ukrainase kanë çuar në dobësimin e forcave ruse dhe tregojnë se ukrainasit janë pozicionuar shumë mirë taktikisht dhe janë në gjendje të zmbrapsin sulmet me sukses që askush nuk do ta priste, shtoi ministrja e mbrojtjes dhe premtoi ndihmë të mëtejshme ushtarake. Ajo gjithashtu vuri në dukje se Gjermania do t’i dërgojë Ukrainës pajisje dhe gjeneratorë të përshtatshëm veçanërisht për dimër.

“Ne do të qëndrojmë pranë Ukrainës për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, theksoi ajo. /abcnews

Related posts

“Keni 1 mijë plazhe të tjera, shkoni atje, i urrej myslimanët”, pronari i biznesit në Mal të Zi dëbohen familjen

admin

Një muaj paraburgim për Ilir Avdullahun, i dyshuar për vrasjen e Triumf Rizës

admin

Publikohet raporti i fundit për COVID-19

admin