RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Franca i bën thirrje Izraelit t’i japë fund operacionit ushtarak në Rafah

franca-i-ben-thirrje-izraelit-t’i-jape-fund-operacionit-ushtarak-ne-rafah

Ministria e Jashtme franceze tha se shpreh keqardhjen për sulmin izraelit në Rafah të nisur të martën dhe e përshkroi operacionin ushtarak si kërcënues për të “shkaktuar një situatë katastrofike për popullsinë civile të Gazës”.

Në një deklaratë, ministria u shpreh se civilët në Gaza nuk kanë “zonë të sigurt” dhe i bëri thirrje Izraelit të ndalojë ofensivën e tij ushtarake kundër Rafah dhe të kthehet në negociata, e cila thuhet se ishte “e vetmja rrugë e mundshme për të çuar në lirimin e menjëhershëm të pengjeve dhe të arrihet një armëpushim afatgjatë”.

Franca gjithashtu i bëri thirrje Izraelit të rihapë pikat kufitare të Rafahut midis Gazës dhe Egjiptit, në mënyrë që ndihma humanitare të mund të hyjë në territorin palestinez, dhe denoncoi sulmet e kolonëve izraelitë ndaj dërgesave të ndihmës të destinuara për Gazën, duke shtuar se autoritetet izraelite duhet t’i japin fund “dhunës së kolonëve “.

Related posts

Ministri gjerman i Mbrojtjes të hënën në Kosovë, pritet nga liderët e shtetit

admin6

Tejkaluan shpejtësinë e lejuar, gjobiten me nga 300 euro dy shoferë

admin

Mali i Zi, në mesnatë fillon heshtja zgjedhore në prag të zgjedhjeve parlamentare

rezart morina