RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ministri gjerman i Mbrojtjes të hënën në Kosovë, pritet nga liderët e shtetit

ministri-gjerman-i-mbrojtjes-te-henen-ne-kosove,-pritet-nga-lideret-e-shtetit

Ministri i Mbrojtjes të Gjermanisë, Boris Pistorius, të hënën viziton Kosovën.

Ai nesër do të pritet nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Pas takimit do të ketë konferencë për media.

“Takimi do të nisë në ora 11:00”, është thënë në këtë njoftim.

Pistorius më pas do të takohet edhe me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedoncin.

Ministria e Mbrojtjes, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ceremonia zyrtare e pritjes, e shoqëruar me togun ceremonial të FSK-së, do të zhvillohet në objektin e Ministrisë së Mbrojtjes, duke filluar nga ora 13:30.

Related posts

Zvicra në maj merr presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

rezart morina

Grupi i rezistencës palestineze ka liruar edhe 6 pengje të tjerë

admin6

“Që nga 7 tetori Izraeli u ka shpallur luftë edhe palestinezëve në burgje”

admin6