RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Franca: Maroku nuk e refuzoi ofertën e ndihmës pas tërmetit

franca:-maroku-nuk-e-refuzoi-oferten-e-ndihmes-pas-termetit

Franca hodhi poshtë raportet se Maroku ka refuzuar ofertën e Parisit për ndihmë financiare për të ndihmuar njerëzit e prekur nga tërmeti shkatërrues, transmeton Anadolu.

“Maroku, i cili është një vend sovran… zgjodhi t’i jepte përparësi ardhjes së mbështetjes, në raport me vendet që janë në dispozicion, duke përfshirë Francën”, deklaroi për RMC Ministrja e Jashtme franceze Catherine Colonna, duke hedhur poshtë raportet e mediave se Rabati refuzoi ndihmën e Parisit për shkak të mosmarrëveshjeve të gjata diplomatike.

“Këto vërtetë janë grindje të këqija, grindje krejtësisht e papërshtatshme”, theksoi Colonna, duke hedhur poshtë pretendimet se heshtja e Marokut ndaj ofertës së Francës është për shkak të tensioneve në marrëdhëniet e tyre.

“Askush nuk tha ‘jo’. Maroku nuk ka refuzuar asnjë mbështetje apo ofertë. Ai kërkon mbështetje nga njëri apo tjetri (vend) sipas situatës”.

Ajo rikujtoi se presidenti Emmanuel Macron kishte kontaktuar me mbretin e Marokut Mohammed VI.

“Le t’i lëmë mënjanë këto gjëra. Njerëzit vuajnë dhe kanë nevojë për ndihmë”, tha ministrja, duke shtuar se Franca do të japë 5 milionë euro ndihmë humanitare për organizatat e saj në Marok.

Në vitin 2021, Franca akuzoi Marokun për spiunim ndaj zyrtarëve të saj duke përdorur softuerin izraelit Pegasus. Maroku, megjithatë, i mohoi akuzat.

Marrëdhëniet u përkeqësuan më tej kur Franca vendosi kufizime vizash për shtetasit marokenë dhe të reduktojë pranimet me 50 për qind sepse Maroku refuzoi të riatdhesonte shtetasit e tij që ishin me status të parregullt në Francë.

Të paktën 2.500 njerëz humbën dhe 2.421 të tjerë u plagosën kur një tërmet me magnitudë 7 goditi Marokun të premten vonë, sipas Ministrisë së Brendshme.

Tërmeti ishte më i forti që goditi vendin e Afrikës së Veriut në shekullin e kaluar, sipas Institutit Kombëtar Gjeofizik të Marokut.

Maroku ka njoftuar pranimin e ofertave të ndihmës nga Spanja, Britania e Madhe, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Related posts

Belgjikë, në vitin 2022 u regjistruan mbi 7 mijë raste të diskriminimit

rezart morina

Operacion masiv në Europë, arrestohen 23 persona për trukim të ndeshjeve! Bashkëpunonin me sportistët

rezart morina

Izraeli nuk dorëzon trupin e të burgosurit palestinez të vdekur

admin