RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Franca ndalon anijen cisternë nën sanksione të lidhur me Rusinë

franca-ndalon-anijen-cisterne-nen-sanksione-te-lidhur-me-rusine

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha sot se Marina Franceze ka kapur një anije cisternë nën sanksione ndërkombëtare që udhëtonte nga Rusia, duke e përshkruar operacionin si pjesë të përpjekjeve për të zbatuar sanksionet dhe për të mbështetur ligjin detar, transmeton Anadolu.

Macron tha në kompaninë amerikane të mediave sociale X se forcat detare franceze ndërhynë duke hipur në bord ndaj anijes cisternë e identifikuar si “Tagor”, në Oqeanin Atlantik.

“Marina Franceze ka kapur dje në mëngjes një anije cisternë të re nën sanksione ndërkombëtare që vinte nga Rusia”, deklaroi ai. Macron shtoi se operacioni është kryer në det të hapur me mbështetjen e disa partnerëve, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, dhe u krye “në përputhje të rreptë me ligjin e detit”.

Presidenti francez tha se Parisi mbetet plotësisht i përkushtuar për të zbatuar sanksionet ndërkombëtare.

“Është e papranueshme që anijet të anashkalojnë sanksionet ndërkombëtare, të shkelin ligjin e detit dhe të financojnë luftën që Rusia ka zhvilluar kundër Ukrainës për më shumë se katër vjet”, theksoi ai.

Macron paralajmëroi se anijet që veprojnë jashtë rregullave të përcaktuara detare paraqesin rreziqe më të gjera.

“Këto anije, të cilat nuk respektojnë rregullat më themelore të lundrimit detar, përbëjnë kërcënim për mjedisin dhe për sigurinë e të gjithëve”, tha Macron.

Related posts

SHBA do të vendosë në Gjermani raketa me rreze të gjatë veprimi! Synimi, të mbrohet Evropa përballë kërcënimeve ruse në rritje

admin

Keqpërdori kartelën bankare dhe shpenzoi 2400 euro, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Irfan Jahiu

U arrestua nën akuzën për trafik droge, Rusia dënon një qytetar amerikan me 12 vjet e gjysmë burgim

admin