RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Franca nis tërheqjen e trupave të saj nga Nigeri

franca-nis-terheqjen-e-trupave-te-saj-nga-nigeri

Ushtarët francezë të vendosur në Niger filluan të largohen nga vendi me kërkesë të qeverisë ushtarake, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e qeverisë ushtarake thuhet se grupi i parë i ushtarëve francezë të stacionuar në vend filloi të largohet nën mbikëqyrjen e forcave të sigurisë së Nigerit që sot.

Nga rreth 1.400 ushtarë francezë të stacionuar në Niger, fillimisht pritet të largohen 400 ushtarë nga vendi.

Qeveria ushtarake që mori pushtetin në Niger më 26 korrik, ndërpreu të gjitha marrëveshjet ushtarake me Francën dhe kërkoi që ushtarët francezë të largohen nga vendi.

Pas kësaj kërkese, Franca njoftoi se deri në fund të vitit do të tërhiqte trupat e saj.

Related posts

Mazhoranca pasive në Kuvend, miratoi vetëm 1 për qind të agjendës legjislative të vitit 2024

rezart morina

Gjermania bën përgatitje për evakuimin e qytetarëve të saj në Lindjen e Mesme

rezart morina

Xhamia e Madhe Ajasofja dekorohet për muajin e Ramazanit

admin