RTV AHIRETI
LajmeLajmetRajon dhe Botë

Franca regjistron rreth 9 mijë vdekje gjatë valës së të nxehtit në qershor

franca-regjistron-rreth-9-mije-vdekje-gjate-vales-se-te-nxehtit-ne-qershor

Franca regjistroi 2.025 vdekje shtesë gjatë valës së të nxehtit që goditi vendin në fund të qershorit, me gati 9 mijë vdekje të certifikuara në formë elektronike midis 22-28 qershorit, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave dhe Studimeve Ekonomike (INSEE) të rishikuara sot nga transmetuesi BFMTV, transmeton Anadolu.

Rritja përkoi me kulmin e një vale të madhe të të nxehtit që preku pjesën më të madhe të vendit.

Ministrja e Shëndetësisë, Stephanie Rist tha se shifrat mbeten të përkohshme sepse certifikatat elektronike të vdekjes nuk mbulojnë të gjitha vdekjet e regjistruara në mbarë vendin.

Autoritetet paralajmëruan se të dhënat aktuale duhet të interpretohen me kujdes dhe mund të nënvlerësojnë ndikimin e plotë të valës së të nxehtit.

Certifikatat elektronike të vdekjes përbëjnë rreth 60 për qind të vdekjeve në mbarë vendin, megjithëse mbulimi ndryshon ndjeshëm në rajone, sipas zyrtarëve.

Franca ka përjetuar disa ditë me temperatura jashtëzakonisht të larta, me shumë rajone që regjistrojnë temperatura mbi 35 gradë Celsius.

Related posts

Osmani: Me SHBA-në të përgatisim draftin e Statutit për Asociacionin

Muhamet Ramadani

Umerov thirrje aleatëve të Ukrainës: Kemi nevojë për armë të rënda

admin

SHBA, ultimatum Venezuelës pas arrestimit të Maduros! New York Times zbulon kërkesën e administratës së Trump ndaj udhëheqëses së re

admin