RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Franca shënoi rritje të kërkesave për azil në vitin 2022

franca-shenoi-rritje-te-kerkesave-per-azil-ne-vitin-2022

Numri personave që kanë kërkuar për herë të parë azil në Francë është rritur në 137.046 në vitin 2022, treguan sot shifrat paraprake nga Ministria e Brendshme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Të dhënat përfshijnë aplikimet e para në Qendrën e Shërbimit të Dedikuar të Aplikimit për Azil (GUDA).

Shifra e vitit 2022 ishte pak më e vogël se ajo e vitit 2019, kur u regjistruan 138.420 aplikime.

Nëse kombinohen të gjitha llojet e kërkesave për azil, Franca ka pranuar gjithsej 154.597 aplikime në vitin 2022, që do të thotë një rritje prej 16,5 për qind krahasuar me vitin 2021.

Shtetasit e Afganistanit dhe Bangladeshit janë dy kombësitë me më së shumti azilkërkues.

Ndërkohë, Franca ka dëbuar 15.396 migrantë të parregullt në vitin 2022, që është 15 për qind më shumë se shifra e regjistruar në vitin 2021.

Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin tha në Twitter: “Në përputhje me urdhrat e mia, janë prioritizuar të huajt që kanë kryer shkelje: 3.615 prej tyre janë dëbuar në vitin 2022, ndërsa 1.834 në vitin 2021, pra dyfishi”.

Related posts

Analiza e REL/ Si po hyjnë kompanitë kosovare në tregun e veriut

admin

​LVV e bindur: Në zgjedhjet e ardhshme do të fitojmë më shumë se 50 për qind

admin

Rreth 600 mësimdhënës e mbi 200 nxënës u larguan nga vendi pas liberalizimit të vizave

rezart morina