RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëShëndetësi

Franca: Të gjithë kontaktet me hantavirusin janë asimptomatikë, 4 fëmijë rezultojnë negativë

franca:-te-gjithe-kontaktet-me-hantavirusin-jane-asimptomatike,-4-femije-rezultojne-negative

Autoritetet shëndetësore franceze thanë se të gjitha 26 kontaktet e identifikuara të lidhura me një rast të hantavirusit të lidhur me anijen MV Hondius mbeten asimptomatikë, ndërsa katër fëmijë rezultuan negativë, raportoi transmetuesi BFMTV, transmeton Anadolu.

“Të gjitha 26 kontaktet janë në izolim, por pa simptoma”, tha qeveria franceze.

Zyrtarët thanë se grupi përfshin 22 persona që kishin qenë në kontakt me pacientin e vdekur gjatë fluturimeve komerciale, si dhe katër pasagjerë francezë të riatdhesuar pas udhëtimit me MV Hondius.

Një pasagjer i pestë i lidhur me anijen rezultoi pozitiv dhe aktualisht ndodhet në kujdes intensiv në gjendje të rëndë.

Katër pasagjerët e anijes që rezultuan negativë ndodhen në izolim të rreptë spitalor në Spitalin Bichat në Paris.

Autoritetet thanë se kontaktet e mbetura po ashtu janë nën monitorim mjekësor.

Hantavirusi është një sëmundje e rrallë që zakonisht transmetohet përmes brejtësve të infektuar ose jashtëqitjeve të tyre, megjithëse disa variante mund të përhapen edhe mes njerëzve.

Sipas OBSH-së, shkalla e vdekshmërisë mund të arrijë në 40-50 për qind dhe është veçanërisht vdekjeprurëse për të moshuarit ose personat me sëmundje shoqëruese.

Related posts

Hamasi njofton vrasjen e 4 spiunëve izraelitë në veri të Gazës

Muhamet Ramadani

Erdoğan dhe Mitsotakis konfirmuan ‘klimën pozitive’ të marrëdhënieve gjatë takimit në New York

admin

Gaza, vazhdojnë përpjekjet e kërkimit për palestinezët e vrarë në sulmet izraelite

admin