RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Francë, ligji i ri i diskutueshëm për imigracionin botohet në Gazetën Zyrtare ​

france,-ligji-i-ri-i-diskutueshem-per-imigracionin-botohet-ne-gazeten-zyrtare-​

Në Francë, ligji i ri i diskutueshëm për imigracionin, të cilin qeveria e kaloi në parlament me votat e ekstremit të djathtë, u botua sot në Gazetën Zyrtare, transmeton Anadolu.

Sipas ligjit, të huajt që kërkojnë leje qëndrimi në Francë duhet të “respektojnë vlerat e republikës”.

Gjithashtu, sipas ligjit të ri, lejet e qëndrimit të të huajve që përbëjnë rrezik për rendin publik mund të shfuqizohen ose të mos rinovohen dhe këta persona mund të dëbohen më lehtë.

Një tjetër detyrim i ri për të huajt është që nëse kërkojnë leje qëndrimi për më shumë se një vit, do të duhet të flasin frëngjisht në nivelin A2.

Ligji shkaktoi disa javë protestash mbarëkombëtare, në të cilat thuhej se ai mund të nxisë diskriminim dhe racizëm kundër shtetasve të huaj dhe të dyfishtë.

Të enjten, Këshilli Kushtetues miratoi pjesërisht ligjin e imigracionit, duke vendosur të heqë më shumë se 30 nga 86 nenet e tij.

Këshilli vendosi të hiqte nenet që i bënin kushtet për bashkimin familjar më të rrepta dhe lidhnin aksesin në përfitimet sociale, si ndihma e qirasë për të huajt, me kohëzgjatjen e qëndrimit të tyre në Francë.

Related posts

Një palestinez i vrarë në sulmin izraelit me dron në Gaza, pavarësisht armëpushimit

Hevzi

Kurti: Grupet fashiste që përshkallëzuan situatën në veri janë në listat e pagave në Serbi

Muhamet Ramadani

Yasemin Shaban e liruar nga burgu izraelit: Do të ndjekim gjurmët e rezistencës në Bregun Perëndimor

Muhamet Ramadani