Në prag të ditës së dhjetë kombëtare të grevave dhe protestave kundër reformës së pensioneve të Emmanuel Macron, shërbimet inteligjente franceze parashikojnë një rritje të mprehtë të pranisë së të rinjve në rrugë.
Sipas një dokumenti të konsultuar nga transmetuesi BFM TV, prania e të rinjve – e vlerësuar në 30 000 në demonstratën e fundit kombëtare më 23 mars, mund edhe të trefishohet.
Gjithashtu sipas dokumentit janë të mundshme edhe përplasje të reja dhe dëmtime nga skajet radikale si ”blloku i zi”.
Marshi në Paris është caktuar nga sindikatat për në orën 14.00. Këtë herë demonstrata kundër reformës do të nisë nga ”Place de la République”, në zemër të bregut të djathtë të Parisit, për të arritur në Place de la Nation.
Ndërkohë sindikatat dërguan sot një letër të shoqëruar me një dosje 17 faqesh në Gjykatën Kushtetuese në përpjekje për të bindur Sages se reforma e Macron nuk përputhet me kushtetutën./atsh