RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Francë, në Universitetin Sorbonne mbahet protestë në mbështetje të Palestinës

france,-ne-universitetin-sorbonne-mbahet-proteste-ne-mbeshtetje-te-palestines

Studentët në Sorbonne, një nga universitetet kryesore të Francës, zhvilluan protestë me kërkesën për përfundimin e sulmeve të Izraelit kundrejt Palestinës, raporton Anadolu.

Në Universitetin Sorbonne në kryeqytetin Paris qindra studentë u mblodhën për protestën para ndërtesës së universitetit.

Duke qëndruar të ulur dhe duke brohoritur, studentët protestuan krizën në Gaza dhe sulmet e Izraelit, ndërsa hapën edhe flamurin palestinez. Po ashtu studentët ngritën kamp me tenda në kampus.

Para universitetit u morën masa intensive sigurie, ndërsa policia rrethoi zonën ku ndodheshin studentët që mbajtën protestë.

Herë pas here u shënuan përleshje mes policisë dhe studentëve të cilët brohoritnin me sloganet “Gaza, Gaza, Sorbonne është me ty” dhe “Palestina e Lirë”.

Një grup studentësh nga Universiteti Sorbonne, javën e kaluar zhvilluan protestë në mbështetje të Palestinës përreth ndërtesës ku presidenti Emmanuel Macron mbajti një fjalim gjatë vizitës së tij në universitet.

Protesta në mbështetje të Palestinës vazhdojnë edhe në Sciences Po, një prej universiteteve prestigjioze të vendit.

Related posts

Hulumtim: Shumica e gjermanëve nuk janë në anën e Izraelit

admin

Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për pensionistët

admin

Sa para duhet t’i keni në xhep për të hyrë në shtetet e zonës Schengen?

rezart morina