RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Francë, në vitin 2022 çdo 12 minuta është raportuar për një fëmijë të zhdukur

france,-ne-vitin-2022-cdo-12-minuta-eshte-raportuar-per-nje-femije-te-zhdukur

Vitin e kaluar në Francë çdo 12 minuta është raportuar për një fëmijë të zhdukur, transmeton Anadolu.

Shoqata Droit d’Enfance (Të drejtat e fëmijëve) ka publikuar një raport të bazuar në të dhënat e Ministrisë së Brendshme me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve të Zhdukur.

Sipas raportit, në vitin 2022, çdo 12 minuta është raportuar për një fëmijë të zhdukur për arsye të ndryshme.

Ndërsa më shumë se 40 mijë fëmijë u regjistruan si “të zhdukur” në vitin 2022 në Francë, 37,9 për qind e këtyre humbjeve ishin fëmijë nën moshën 15-vjeç.

Ndërkohë, 63 për qind e raportimeve të fëmijëve të zhdukur janë bërë për shkak se fëmijët mbi moshën 15-vjeç janë larguar nga shtëpitë e tyre për shkak të mosmarrëveshjes me prindërit e tyre.

– Ka raporte nga të gjitha qarqet socio-ekonomike

Ndërkohë që një pjesë e konsiderueshme e raportimeve për zhdukje kanë të bëjnë me vajza të reja që ikin nga shtëpia, këto incidente në një masë të madhe rezultojnë në abuzim seksual.

Raportet e personave të zhdukur përfshijnë të gjitha qarqet socio-ekonomike dhe jo vetëm një profil tipik.

Disa nga denoncimet janë bërë nga prindërit e tjerë të fëmijëve të rrëmbyer nga njëri prej prindërve të tyre jashtë vendit.

Në raport thuhet se prindërit e fëmijët e të cilëve janë rrëmbyer kishin bërë një betejë të gjatë për ta rikthyer atë ligjërisht.

Related posts

Në 42-vjetorin e demonstratave të vitit 1981 Kurti vizitoi Shoqatën e ish të burgosurve politikë

admin

Marrëveshja me SHBA për informacionet e klasifikuara, Hovenier tregon çfarë përfiton Kosova

Muhamet Ramadani

A do të ketë zgjidhje për dinarin? Kosovë-Serbi, raund të ri bisedimesh në Bruksel, kërkesa nga SHBA dhe BE për Prishtinën

admin