Protestat e reja kundër reformës së diskutueshme të pensioneve janë planifikuar në Francë të shtunën, njoftuan sot partia e majtë “La France Insoumise” (Francë e Papërkulur, LFI) dhe organizata të ndryshme rinore.
Për shkak se sistemi aktual i pensioneve nuk mund të financohet në afat të gjatë për shkak të plakjes së popullsisë, qeveria franceze do të rrisë gradualisht moshën e pensionit nga 62 në 64.
Gjithashtu, numri i viteve të nevojshme për të përfituar pension të plotë do të rritet më shpejt, do të hiqen disa sisteme individuale me privilegje për grupe të caktuara profesionale, ndërsa pensioni minimal mujor do të rritet në rreth 1200 € (1303 dollarë).
Aktualisht, mosha e daljes në pension është 62 vjeç.
Të enjten, mbi 1.1 milion banorë në të gjithë vendin kundërshtuan planet e qeverisë për pensionet, duke marrë pjesë në një grevë të madhe dhe protesta masive. Sipas raportit, 80 000 persona protestuan vetëm në Paris. /atsh