RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Francë, që nga fillimi i vitit janë dëbuar mbi 18 mijë “emigrantë të parregullt”

france,-qe-nga-fillimi-i-vitit-jane-debuar-mbi-18-mije-“emigrante-te-parregullt”

Ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin deklaroi se që nga fillimi i vitit e deri më tani kanë dëbuar mbi 18 mijë persona me statusin e emigrantit të parregullt, transmeton Anadolu Agency (AA).

Darmanin në kanalin CNEWS, foli për Ligjin e Migracionit që qeveria ka planifikuar të paraqesë në Parlamentin Kombëtar në fillim të vitit 2023.

“Që nga fillimi i vitit e deri më tani janë dëbuar mbi 18 mijë persona me statusin e emigrantit të parregullt në Francë”, deklaroi Darmanin i cili shtoi se kjo është një rritje me 20 për qind në krahasim me vitin e mëparshëm.

“Ajo që më intereson për të ardhmen është se si do të dëboj 4 mijë persona shtesë, jo se janë të huaj por sepse janë kriminelë dhe të huaj”, tha ai.

Pasi tha se gjysma e 120 mijë personave që janë “të detyruar të largohen nga territori francez” kanë ankimuar këtë vendim, Darmanin theksoi se me Ligjin e Migracionit dëshirojnë të zvogëlojnë numrin dhe kohëzgjatjen e të drejtës së ankimimit.

Related posts

“Tragjedi për botën demokratike”-Rama dënon atentatin ndaj Trump: Kjo ngjarje e tmerrshme të bashkojë njerëzit kundër të gjitha formave të dhunës

admin

Zelensky në Paris, Witkoff në Moskë! Javë vendimtare për diskutimet rreth paqes në Ukrainë

admin

Gaza “ferri në tokë” thotë UNRWA

admin