RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Francë – Senati miraton planin e diskutueshëm të reformës së pensioneve

france-–-senati-miraton-planin-e-diskutueshem-te-reformes-se-pensioneve

Senati francez miratoi sot planin e diskutueshëm të qeverisë për reformën e pensioneve, me 193 vota pro, 114 kundër dhe 38 abstenime.

Asambleja Kombëtare, Dhoma e Ulët e parlamentit, do të votojë më vonë gjatë ditës për propozimin e reformës, e cila synon të rrisë gradualisht moshën e pensionit nga 62 në 64 vjeç.

Megjithatë, nuk është e sigurt nëse qeveria do te arrijë të fitojë shumicën e votave, për atë që ndoshta është projekti i saj më i rëndësishëm.

Qeveria e presidentit francez, Emmanuel Macron mund të përdorë një nen të veçantë në kushtetutë për të shtyrë reformën në Asamblenë Kombëtare pa votim. /atsh

Related posts

Kryeministri Kurti pret nesër në takim Miroslav Lajçak

admin

UNICEF: Rreth 1 milion fëmijë janë në rrezik nga kequshqyerja në Nigeri, Mali dhe Sahel

Muhamet Ramadani

Gjykata Speciale lëshon njoftimin për vendimet ndaj katërshes së UÇK-së: Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi shpallen fajtorë për krime lufte

Muhamet Ramadani