RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Frontex: 45% e emigrantëve të parregullt kaluan nga Ballkani drej Europës në 2022

frontex:-45%-e-emigranteve-te-parregullt-kaluan-nga-ballkani-drej-europes-ne-2022

Rruga e Ballkanit Perëndimor përbënte gati 45% të totalit të emigrantëve të parregullt që u ndaluan në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Europian gjatë viti 2022, tha përmes raportit më të fundit vjetor Agjencia Europiane e Ruajtjes së Kufijve, FRONTEX.

Rreth 145.600 kalime të parregullta kufitare u raportuan në itinerarin e Ballkanit Perëndimor, ku bën pjesë edhe Shqipëria, të cilat përbënin rreth 136% më shumë se në vitin 2021. Raporti i FRONTEX-it pohon se ky është numri më i lartë i kalimeve të parregullta të raportuara në këtë rrugë që nga viti 2015.

Sipas raportit të FRONTEX shtetasit e Sirisë, Afganistanit dhe Turqisë përbënin numrin më të madh të emigrantëve të parregullt, por u raportuan gjithashtu kombësi që më parë kishin qenë pak në këtë rrugë, si tunizianët, indianët dhe burundistët.
ADVERTISING

Në vitin 2022, sipas përllogaritjeve paraprake të FRONTEX, rreth 330 000 kalime të parregullta kufitare u zbuluan në kufirin e jashtëm të Bashkimit Europian nga të gjitha rrugë-kalimet duke shënuar numrin më të lartë të emigrantëve që nga viti 2016 dhe një rritje prej 64% nga viti i kaluar.

Sipas raportit sirianët, afganët dhe tunizianët së bashku përbënin 47% të emigrantëve të parregullt në vitin 2022.

“Pas nivelit të ulët të shkaktuar nga pandemia në vitin 2020, ky ishte viti i dytë me radhë me një rritje të madhe të numrit të hyrjeve të parregullta, vlerëson raporti i FRONTEX.

Gratë përbënin më pak se një në dhjetën e emigrantëve, ndërsa përqindja e të miturve të raportuar ra krahasur me vitin e shkuar në rreth 9 përqind.

Siaps FRONTEX rreth 13 milionë refugjatë ukrainas u llogaritën për hyrjen në kufijtë tokësorë të jashtëm të BE-së nga Ukraina dhe Moldavia midis 24 shkurtit 2022 deri në fund të vitit, të cilët nuk përfshihen në këto shifra. Në të njëjtën periudhë, 10 milionë shtetas ukrainas u raportuan në dalje në të njëjtat seksione kufitare.

Ndërkohë në Kanalin Anglez, sipas FRONTEX u evidentuan gjatë vitit 2022 mbi 71 000 kalime të parregullta kufitare në dalje, duke përfshirë përpjekjet dhe kalimet e suksesshme.

Raporti pohon se mbi 50 kombësi të ndryshme të emigrantëve të parregullt u regjistruan në Kanal, shumica prej tyre nga Lindja e Mesme, Shqipëria dhe Briri i Afrikës. /voa

Related posts

OBSH: Nga vërshimet në Pakistan u dëmtuan rreth 900 objekte mjekësore

admin

Zgjedhjet e reja në veri, Osmani pret në takim kryetarin e KQZ-së

admin6

Sllovenia iu bashkua proceseve kundër Izraelit në OKB

admin