RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Frontex: Rekord migrantësh të parregullt që nga viti 2016

frontex:-rekord-migrantesh-te-parregullt-qe-nga-viti-2016

Në njëmbëdhjetë muajt e parë të vitit 2023, në BE u regjistruan 355 300 hyrje të migrantëve të parregullt, shifra më e lartë e regjistruar që nga viti 2016, raportoi sot Frontex.

Frontex tha gjithashtu se kalime të parregullta të kufijve evropianë janë regjistruar nga janari deri në fund të nëntorit ato kanë tejkaluar tashmë të gjithë totalin e vitit 2022.

Mesdheu qendror mbetet rruga më e ngarkuar e migracionit, me mbi 152 mijë hyrje të raportuara nga autoritetet kombëtare deri më tani, sërish shifra më e lartë që nga viti 2016.

Megjithatë, numri i zbulimeve nga muaji në muaj në nëntor ra me 24% në afro 7 900.

“Midis janarit dhe nëntorit, rruga e Afrikës Perëndimore regjistroi rritjen më të madhe të numrit të kalimeve të parregullta, të cilat u dyfishuan në mbi 32 400”, tha Agjencia Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare.

Kjo rritje e paprecedentë është më e larta që nga fillimi i regjistrimit së të dhënave nga Frontex në vitin 2009.

Numri i mbërritjeve në nëntor u rrit me më shumë se 500% krahasuar me të njëjtin muaj në 2022 në pothuajse 4 700. /atsh

Related posts

Erdoğan: Turqia synon vetëm të detyrojë Izraelin në armëpushim në Gaza

RTI

Komunat gati për fillimin e shkollës me 1 shtator – Prindërit po përballen me problemin e teksteve shkollore

admin

Anija me 18 mijë tonë misër ukrainas përmes një rruge të re mbërrin në Spanjë

admin